Lajmet e fundit

Në objektin e kolegjit "Fama" sot është hapur zyrtarisht Qendra Amerikane për Studime Universitare dhe Lidership.
Hapja e saj u bë në kuadër të bashkëpunimit të këtij kolegji me universitetin amerikan Northern Illinois University".
Paul Prabhaker përfaqësessi i këtij të fundit tha se është i lumtur që është finalizuar marrëveshja e bashkëpunimit mes të dyja institucineve arsimore.
Ai beson se studentët do të përfitojnë nga kualiteti i studimeve dhe përvojave profesionale që ofron ky universitet amerikan njofton Klan Kosova.
Qendra Amerikane per Studime Universitare dhe Lidership do të ofrojnë mundësi studimi në master për degën administrim biznesi për studentët e Kosovës dhe rajonit.