Lajmet e fundit

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë dhe Administratës Publike për themelimin dhe funksionimin e strukturave për iniciativën për të dhëna të hapura, teksa Agjencia e Shoqërisë së Informacionit ka hapur portal i cili përmban të dhëna të hapura.
Zëvendësministri i Administratës Publike, Hajredin Hyseni, tha se hapja e të dhënave të hapura do të sjellë përfitime të shumta për zhvillim ekonomik dhe inovacion
“Në përputhje me Qeverinë Ministri ka nxjerrë vendim për krijim e një të dhënat për të koordinuar. Vendimi i qeverisë parasheh një grup të punës për të bërë inventarizimin e të dhënave. Ne si ministri i kemi hapur të dhënat për shërbimin civil si dhe organizata qeveritare. Hapja e të dhënave ka përfitime të shumta si për zhvillim ekonomik dhe inovacion”, u shpreh Hyseni.
Drejtoresha e departamentit të Reformës së Administratës, Erna Hasanxhekaj, tha se ky ligj integron në një qasje të veçantë si dhe fuqizon publikun, shoqatat e ndryshme dhe shoqërinë civile, raporton EO, transmeton Klan Kosova..
“Hapja e të dhënave është pjesë e planit të veprimit 2018-2020. Hapja të dhëna fuqizon publikun dhe shoqatat dhe shoqërinë civile. Arka është aprovuar nga qeveria më 13 maj të 2016. Ligji i ri në qasje publike integron në një qasje të veçantë. Është përmirësuar dhe ndryshuar dizajni i portalit është më i lehtë për ty qasur dhe janë duke instaluar gjëra të reja. Rreth 60% të ministrive kanë dorëzuar. Janë caktuar zyrtarët për të dhëna të hapura dhe janë organizuar trajnime. Procesi i hapjes të dhënave është qenësorë për modernizimin e administratës publike”, tha Hasanxhekaj.