Lajmet e fundit

Sot nga ora 10:00 është hapur Pishina e Gërmisë, teksa shihet një numër i konsiderueshëm brenda.
Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.
Në njoftimin e tyre thuhet se do të vazhdojnë t’i mbajnë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur.