Lajmet e fundit

Autoritetet romane kanë hapur për herë të parë pas shumë dekadash majën e Koloseut, duke u mundësuar vizitorëve që të shijojnë ndjesinë e të qënurit plebe.
Bëhet fjalë për pjesën e fundit të arenës gjigante, e cila shërbente për publikun që nuk ishte në gjendje të paguante çmimin e lartë të biletave në radhët më pranë fushës, ku gladiatorët ndesheshin mes njëri-tjetrit dhe me kafshët nga më të rrezikshme.
Pesë katet e fundit të amfiteatrit gjigant ishin të rezervuara për plebejtë, shtresa më e ulët e shoqërisë në Perëndorinë Romake.