Lajmet e fundit

Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në hapjen e Panairit Nderkombëtar "EXPOKOS" 2024.
Ky është edicioni i 23-të i këtij panairi ku bizneset kosovare e ato të huaja nga fusha e ndërtimit, energjisë, industrisë, mbrojtjes e sigurisë janë duke ekspozuar produktet e tyre inovative.
Krejt këto produkte do të kenë mundësi t'i shohin të gjithë të interesuarit për dy ditë me radhë nga e mërkura.
Në këtë panair marrin pjesë dhjetëra biznese ku 70 përqind e tyre janë kompani vendore e 30 përqind kompani nga jashtë vendit.