Lajmet e fundit

Është hapur panairi i produkteve bujqësore- agroindustriale dhe tregtisë inverse, në qendrën e panaireve në Shkabaj të Prishtinës.
Me këtë rast ministri i bujqësisë, Memli Krasniqi ka thënë se për Qeverinë e Kosovës është proritet zhvillimi i fushës së bujqësisë.
Ai ka shtuar se bashkëpunimi i Kosovës dhe i Shqipërisë në këtë fushë është shembull për rajonin.
Ndërsa, ministrija e tregtisë dhe industrisë Hikmete Bajrami, ka thënë se për 10 muaj qeveria e re ka dëshmuar se sa shumë është e angazhuar që bizneset të zhvillohen.
Panairi ku po prezantohen numri i madh i kompanive nga shtetet e rajonit, do të jetë i hapur deri me 3 tetor, njofton Klan Kosova.