Lajmet e fundit

Sot para Teatrit të Qytetit në Gjilan do të hapet panairi i 43-të i librit "Gjilani 2015" i cili do të zgjas deri më 10 korrik.
Ky panair organizohet nga Zyra e Kryetarit të Komunës, përkatësisht Njësia për Kulturë, me mbështetje nga MKRS-ja, kurse realizohet nga Biblioteka Rajonale "Fan S. Noli" në Gjilan.
Bujar Haziri, shef i Njësisë për Kulturë, ka thënë se pritet një pjesëmarrje e kënaqshme e shtëpive botuese në panair.