Është hapur panairi i 18-të i librit në Prishtinë dhe Avdullah Zeneli drejtor i shtëpisë botuese “Buzuku” pret që ky panair t’i përmbush të gjitha pritshmëritë sa i përket vizitave, titujve të librave dhe nderimeve.
“Unë besoj që pritshmëria do realizohet deri në ditën e fundit, qofte më vizita qoftë me nderimin e personaliteteve që u bëhen. Kemi shumë përvjetor të figurave të larta të kombit shqiptar.”
“Si Çajupi, Naim Frashëri, pastaj Esat Mekuli.”
“Ky panair tregon se Kosova është një treg i mirë librit, kjo shihet nga pjesëmarrja masive e shtëpive botuese. “
“Sot kemi tituj të shumtë të përkthyer dhe lexuesi e di çfarë do të lexoj,” ka thënë Zeneli, njofton Klan Kosova.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.