Lajmet e fundit

Në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë sot është hapur panairi “Gratë në Biznes 2018”.
Ky panair organizohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me OJQ-në “Gratë në Biznes".
Në ceremoninë e hapjes ka marrë pjesë Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili ka thënë se do të mbështesë gratë për çdo iniciativë të tyre për zhvillim të bizneseve.
Hasani ndër të tjera ka premtuar se nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të përkrahë gratë vazhdimisht në iniciativa të tilla, njofton Klan Kosova.
Pjesëmarrëset në këtë panair janë shprehur se kanë nevojë për mundësi të tilla ku mund të ekspozojnë produktet e tyre.
Panairi “Gratë në Biznes” mbledhë gra ndërmarrëse nga e gjithë Kosova të cilat ekspozojnë produkte të ndryshme artizanale dhe ushqimore.