Lajmet e fundit

Ka nisur në Prishtinë, në sheshin Zahir Pajaziti, Panairi i Diasporës, në të cilin marrin pjesë 60 prodhues nga të gjitha viset shqiptare.
Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, me këtë rast tha se ky organizim është një kontribut që shteti jep për t'u uruar mirëseardhje mërgimtarëve.
Më tutje ai ka theksuar se ky do të jetë vit pak më i vecantë në këtë kontekst, pasi që një ditë para mbylljes do të shtrohet sofra për të gjithë, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, ata që kanë ekspozuar prodhimet e tyre kanë thënë të mos kenë vërejtur ndonjë ndryshim në krahasim me vitin e shkuar, por se presin që ditëve në vijim fluksi të rritet.
Panairi i Diasporës mbahet në kuadër të kampanjës Ti je pjesë e Atdheut, dhe do të jetë i hapur deri më 14 korrik.