Lajmet e fundit

Shoqata Down Syndrome Kosova, qendra në Mitrovicë, ka hapur sot kuzhinën me qëllim të krijimit të mundësisë së punësimit për personat me sindromën down, si dhe gjenerimin e të ardhurave për ta.
Shqipe Breznica, udhëheqëse e projektit në kuadër të organizatës Help në Kosovë, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Qeverinë e Luksemburgut kanë mbështetur hapjen e kësaj kuzhine me pajisje të ndryshme në vlerë prej 7 mijë euro, transmeton kp.
Sipas saj, ideja ka qenë mbështetja dhe promovimi i mirëqenies së personave me sindromën down.
Edhe kompania ‘Tici Mosaic’ ka përkrahur këtë qendër në vlerë prej 1 mijë euro në rregullimin e kësaj kuzhine.