Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", sot me datë 04 korrik ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj, në vitin akademik 2019/2020. UP-ja në këtë vit akademik do të pranojë 7136 në afatin e parë të konkursit. Universiteti i Prishtinës ofron dhjetëra programe në 13 fakultete. Konkursi mbetet i hapur deri më datën 12 korrik, njofton Universiteti i Prishtinës përcjellë Klan Kosova. ●●●Shpërndaje këtë artikullASHKRIMI NGAalbertEditorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter