Lajmet e fundit

Në Prishtinë është hapur konferenca vjetore e bibliotekonomisë në bashkëpunim të bibliotekës kombëtare të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Kjo konferencë do të zgjas dy ditë dhe është edicioni i 10-të me rradhë që këto dy biblioteka bashkëpunojnë në mes vete, njofton Klan Kosova.
Hapjen e saj e kanë bërë Fazli Gajraku drejtor i bibliotekës Kombëtarë të Kosovës, Presida Asllani drejtoreshë e bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Nystret Krasniqi këshilltar i Ministrit të Kulturës si dhe Qemal Minxhozi ambasador i Shqipërisë në Kosovë.
Në këtë konferencë është bërë edhe hapja e ekspozitës “Dante i Shqiptarëve” e organizuar nga biblioteka e Shqipërisë.