Lajmet e fundit

KFC Kosova Drive Thru afër lagjes "Marigona" është hapur sot zyrtarisht.
Në hapjen ceremoniale po marrin pjesë figura publike të huaja dhe vendore si ambasdorë, udhëheqës e partner biznesor, duke përshirë këtu edhe ekipin e KFC-së nga Anglia.
Brendi KFC është kompani e cila funksionon nën ombrellën e grupit YUM!, e cila si kompani investuese po ashtu ka nën vete edhe brendet si Taco Bell dhe Pizza Hut.
YUM! funksionon duke u bazuar në standardet dhe rregullat strikte për operim, zhvillim, marketing, dhe ndërtim të biznesit.
Brendi KFC në Kosovë arriti të zhivllohet me një shpejtësi të madhe ku brenda më pak se 2 vjetëve, arriti t’i hapë shtatë pika në gjithë territorin e Kosovës.
Deri tani, KFC Kosova operon me një staf prej 170 personave dhe konsiderohet të jetë investim milionësh.