Lajmet e fundit

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike ( KHAIA ), që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim per hapjen e hetimeve per rastin e datës 07.09.2019 në Prizren ku ka humbur jetën parashutisti, Artan Venhari, nga ky aksident ka qenë i lënduar edhe një person, aksidenti ka ndodhur me paragllajd.
Sipas Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, hetues përgjegjës është emëruar, Arben Dika.
Në vendimin e marrë nga ky Komision, konstatohet se hetuesi përgjegjës ka për obligim që të përgatis një raport të detajuar, përfshirë rekomandimet lidhur me rastin.