Lajmet e fundit

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka bërë hapjen e ekspozitës me fotografi nga shfaqja e modës "Bukuria brenda të gjithë neve".
Kjo ekspozitë u hap me rastin e lansimit të një seri debatesh të quajtura “Bisedimet e BE-së mbi barazinë gjinore”.
Debati i parë që u zhvillua në këtë kuadër ishte “Gjinia dhe njerëzit me nevoja të veçanta”, ku u tha se njerëzit me nevoja të veçanta po vazhdojnë të përballen me një mori sfidash në baza ditore, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast, Apostolova tha se në takimet me kryeministrin Ramush Haradinaj, ka parashtruar nevojën për buxhet për strehimin e grave që janë të prekura nga dhuna në familje, ku shtoi se për këtë kanë gjetur mirëkuptim.
Ajo bëri të ditur se 129 femra janë viktima të dhunës familjare që janë raportuar në Kosovë mes muajit janar – shtator të vitit 2018./klankosova.tv/.