Në Biennalen e Venecias sot është inauguruar Pavijoni i Kosovës për edicionin e radhës të një prej ngjarjeve më të mëdha të artit në botë.
Në njoftimin e lëshuar nga Pavijoni i Kosovës thuhet se vendi përfaqësohet me instalacionin skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës”, i artistes Doruntina Kastrati.
Kjo adreson çështjen e punës së feminizuar brenda kontekstit të ekonomive të parregulluara. Kuruar nga Erëmirë Krasniqi, instalacioni prezanton katër objekte skulpturore: dy prej tyre të modeluara sipas lëvozhgave të llojeve të ndryshme të arrave, të përdorura në prodhimin e llokumeve, dhe dy të tjerat sipas formës së protezave të përdorura për implantet kirurgjike në gjunjë.
Instalacioni përcillet nga një projekt tingullor kompozuar nga Paul Hauptmeier dhe Martin Recker.
Tutje, në njoftim thuhet se për shkak të natyrës së përsëritur dhe performimit të punës në këmbë në një fabrikë llokumesh në Prizren, pothuajse një e treta e grave i nënshtrohen operacionit të zëvendësimit të gjurit me proteza metalike. Metali që iu futet në trup mbetet gjurmë e orareve të gjata të punës, me pagesë të ulët, të grave në industritë e lehta, në Kosovë dhe botë. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.