Lajmet e fundit

Komuna e Fushë Kosovës ka bërë të ditur se që nga sot është hapur çerdhja publike.
Sipas njoftimit të bërë, për hapjen e kësaj çerdhe janë marr të gjitha masat dhe udhëzimet e parapara nga IKSHPK sa i përket pandemisë COVID-19, transmeton Klan Kosova.
“Komuna njofton opinionin publik se sot me datë 1 Shtator 2020 është bërë hapja e çerdhes publike “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë”.
“Urojmë të jetë fillim i mbarë, duke u dëshiruar shëndet fëmijëve dhe prindërve të tyre”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.