Lajmet e fundit

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se është hapur aplikimi për pagesat e lehonave dhe shtesat e fëmijëve.
Përmes një njoftimi janë dhënë edhe vegëzat që duhet të ndiqen, njofton Klan Kosova.
➡ 170€ në muaj për nënat e reja (lehonat): https://ekosova.rks-gov.net/SubService/311
➡ 20€ në muaj për fëmijët e moshës 0-24 muaj: https://ekosova.rks-gov.net/SubService/312
Nga janari i vitit 2022 gradualisht do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj, sipas Ministrisë.