Lajmet e fundit
Pas disa orë mbyllje Aeroporti Ndërkombëtar I Prishtinës “Adem Jashari” është rihapur sërish.

Këtë e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara.
Sipas saj Aeroporti është hapur rreth orës 21 dhe fluturimet e parapara janë duke u realizuar normalisht.
Aeroporti ishte mbyllur pas rrëzimit të një helikopteri i kontraktuar nga EULEX-i për trajnime. Nga ky aksident një person është lënduar.