24.10.2017 · përditësuar para 3203 dite1 min lexim
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka kërkuar nga kompanitë mirëmbajtëse të rrugëve që të intervenohet nëpër rrugët e vendit ku sot ka pasur të reshura bore, njofton Klan Kosova.
“Sot, me të marrë informatat e para se ka probleme në disa segmente të rrugëve, kryesisht malore, për shkak të reshjeve të borës, në disa lokacione është intervenuar nga njësitet e kompanive që i kanë në mbikëqyrje këto rrugë dhe është bërë sanimi i pengesave dhe hapja e rrugëve për qarkullim të automjeteve”, thuhet në komunikatën e MI-së.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.