Lajmet e fundit

Në Obiliq është hapur qendra më e madhe e votimit, në shkollën “Ibrahim Rugova”.
Në këtë qendër janë nëntë vendvotime, ku të drejtë vote kanë 10 mijë persona, njofton Klan Kosova.
Sipas Shyhrete Gashi, menaxhere e kësaj qendre, në ora 5:30 ka ardhur materiali sensitiv dhe gjithçka është në rregull.