Lajmet e fundit

Shkolla e Mesme Profesionale "Shtjefën Gjeçovi" në Prishtinë organizoi të mërkurën aktitetin "Dita e Derës së Hapur".
Drejtuesit e kësaj shkolle thanë se kanë vepruar sipas shembullit gjerman, me të cilët edhe bashkëpunojnë siç është Oda Zejtare e Dortmundit.
Këta të fundit sipas tyre edhe kanë financuar këtë shkollë me pajisje të cilat iu nevojiten profesionistëve të fushës së automekanikës, transmeton Klan Kosova.
Nxënësit e shkollave fillore qysh në fillim të hapjes së këtij aktiviteti shfaqen interesim për të parë se çka ofron shkolla në mënyrë që të regjistrohen në drejtimet të cilat atyre iu interesojnë.