Lajmet e fundit

Njerëzit të cilët hanë ushqim pikant për çdo ditë, janë më pak të rrezikuar nga vdekjet e hershme, tregojnë studimet.
Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimi pikant lidhet me vdekjen nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe problemet me frymëmarrje.
Një studim i cili ka përfshirë rreth 500,000 njerëz të moshave të ndryshme, ka konstatuar se ata të cilët hanë ushqim të djegës, çdo ditë ose çdo dy ditë, janë më pak të rrezikuar nga vdekjet e hershme dhe sëmundjet se sa ata që e konsumojnë këtë lloj ushqimi rrallë.
Shkencëtarët mendojnë se capsaicina – një kemikale që e përmbajnë specat djegës – është anti-obezitet, anti-oksidant, anti-inflamator dhe i lufton qelizat kancerogjene.