Lajmet e fundit

Ka lloje të ndryshme të fasules, të bardha, të kuqe, në madhësi të mëdha dhe në të vogla.
Fasulet janë shumë të ushqyeshme dhe janë të pasura me vitaminë A,B,C dhe E, ndërsa përmbajnë një sërë kripërash minerale, hekur, kalcium dhe fosfor.
Ngrënia e fasules redukton praninë e kolesterolit në gjak.
Të gjitha llojet e fasules janë të pasura me fibra, gjë që lehtëson ndjesinë e ngopjes.
Ato janë të përbëra në mas 60% nga amidoni dhe sheqeri ndërsa fasulet e njoma janë të përbëra në masën 90 % nga uji.
Për nga përmbajtja proteinike, fasulet mund të krahasohen me mishin. Nëse konsumohen shpesh dhe rregullisht ato ulin nivelin e kolesterolit.
Fasulja këshillohet që të hahet nga diabetikët pasi ato mbajnë në kontrollë sheqerin dhe reduktojnë mundësinë për tu prekur nga tumori.