Lajmet e fundit
Zyrtarë nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME) të mbështetura nga UNDP-ja dhe zyrtarët nga Agjencia Zvicerane “Platforma Zvicerane për Fatkeqësitë Natyrore” (PLANAT) vizituan sot Komunën e Hanit të Elezit.

Qëllimi i vizitës nga delegacioni zviceran është njohja më nga afër me rrezikun e emergjencave duke u fokusuar te rrëshqitjet e dheut dhe ortekët si dhe ofrimi i asistencën së tyre për ndërtimin e kapacitetit në këtë fushë.
Zana Hoxha-Edip nga UNDP-ja tha se në bashkëpunim me Agjencionin për Menaxhimin e Emergjencave (AME) janë në fazën e Hartimit të Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave dhe për këtë qëllim janë angazhuar edhe ekspert nga Platforma Zvicerane për Fatkeqësitë Natyrore (PLANAT).
Me këtë rast janë duke u realizuar vizita në disa komuna të cilat në kohën e fundit janë përballur me fatkeqësi natyrore me fokus të veçantë vërshimet, rrëshqitjet e dheut dhe ortekët.
Zyrtarët nga agjencia zvicerane Platforma Zvicerane për Fatkeqësitë Natyrore (PLANAT) Bernard Biedermann dhe Willy Eyer than se me këto vizita synojmë të identifikojmë natyrën e rreziqeve dhe fatkeqësive natyrore me të cilat përballen zona të caktuara në Kosovë dhe nga përvoja e jonë të ofrojmë opsione për zvogëlimin e këtyre rreziqeve në kuadër të Hartimit të Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave.
Kryetari i komunës Rufki Suma duke përshkruar gjendjen ekzistuese potencoi se komuna ka vendosur në prioritet sanimin e gjendjes në Lagjen e Re në pjesën urbane, ngase këto janë për momentin kapacitete buxhetore dhe shpreson se në këto projekte madhore do të ketë përkrahjen edhe të institucioneve qendrore.