Lajmet e fundit

Të hani një lugë të madhe akullore për mëngjes, mund të ndikojë në shpejtësinë e funksionimit të trurit tuaj, thotë një shkencëtar japonez, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Subjektet e eksperimentit të realizuar nga Yoshihiko Koga, profesor në Universitetin Kyorin në Tokio, duhej të hanin nga tri lugë përplot me akullore për çdo mëngjes.
Më pas ata ishin detyruar të përdornin kompjuterin për të realizuar një numër ushtrimesh mendore.
Profesor Koga ka zbuluar se ata të cilët kishin ngrënë akullore, kishin reagime më të shpejta dhe ishin më të mirë në procedimin e informatave se sa grupet të cilat s’kishin ngrënë akullore për mëngjes.