Lajmet e fundit

Manchester City dhe Manchester United janë të vendosur të garojnë për nënshkrimin e portierit të Interit, Saimir Handanovic.
Rivalët e Manchesterit janë duke konsideruar lëvizje respektive për 31 vjeçarin, përderisa dy palët janë në kërkim të një portieri.
Sipas FCInterNews, nerazzuri mund të konsiderojnë ofertat për sllovenin , veçanërisht në rastin nëse humbasin kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Handanovic ka qenë në një formë të mrekullueshme këtë sezon, duke bërë 29 paraqitje në Serie A, dhe ka mbajtur rrjetën e paprekur në 13 raste të ndryshme.