Lajmet e fundit

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë Karin Hernmarck Ahliny, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e financave dhe ekonomisë.
Hamza falënderoi diplomaten suedeze për ndihmën dhe kontributin që shteti suedez ka dhënë dhe vazhdon të jap për institucionet e Kosovës, në implementimin e projekteve, përmes të cilave shteti suedez i ndihmon Kosovës në zhvillimin e saj, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e regjistrimit të pronave të paluajtshme.
Ndërsa, ambasadorja Hernmarck Ahliny shprehi gatishmërinë e saj dhe të shtetit suedez për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe politik ndërmjet dy shteteve, transmeton Klan Kosova.