Lajmet e fundit

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se prioritet e Qeverisë Haradinaj mbetet rritja e qëndrueshme ekonomike.
Sipas tij, kohët e fundit rreth rritja ekonomike ka arritur deri në 4%.
Edhe pse Hamza tha se kjo është rritja më e larta në rajon, por që nuk është e mjaftueshme ngase ka shumë të rinj e femra të papuna.
Ai thotë se vendi ka nevojë të kalojë në nivel tjetër të rritjes ekonomike, duke përktahur sektorin privat.
“Kemi nevojë të kalojmë në nivel tjetër të rritjes ekonomike, e kjo mund të arrihet vetëm duke qenë bartës sektori privat”.
Këto komente ai i bëri në konferencën e nivelit të Lartë “Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë”, “White Book 2018”, organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).