Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në një tubim me qytetarë ka thënë se ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Ai para masës ka shprehur bindjen që kosovarët do ta mbështesin atë, sipas tij, për ta bërë Kosovën më të mirë, transmeton klankosova.tv.
"E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e 9 shkurtit''.
''Jam i bindur që qytetarët do të vendosin për drejtimin e duhur që do ta marrë shteti jonë".
"Unë qëndroj para jush i gatshëm për t'ju udhëhequr''.
''A besoni se Kosova mundet ma mirë? Po, Kosova mundet ma mirë, dhe me mbështetjen tuaj do të bëhet ma mirë", ka thënë Hamza.
https://www.youtube.com/watch?v=JUW4UkmzqnE
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.