Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar se do t’i rrisë pensionet bazike për 70 për qind.
Përmes një video të postuar në faqen e tij në Facebook, shfaqet edhe pensionisti Hetem Maqedonci, i cili thotë se pensionin që e merr, e ka të pamundur ta mbyll muajin.
“Pensioni jem është tepër i vogël, po kam probleme me i ble gjanat esenciale për vete. Çmimet janë rritë gjithkah. Barnat, ushqimet, krejt u bë e pamundur me mbyll muajin me këtë pension”, thotë Maqedonci.
Pikërisht për këto ankesa, Hamza dha premtimin e rritjes së pensionit, duke shtuar se të moshuarit meritojnë ma mirë e ma shumë, transmeton klankosova.tv.
“Asnjë i moshuar nuk duhet të jetojë me frikën se nuk do ta ketë përkrahjen e shtetit. Do të rris pensionet bazike për 70%. Të moshuarit meritojnë ma shumë dhe ma mirë. Ata kanë punuar shumë gjithë jetën e tyre dhe tash është koha që ne të punojmë për ta”, tha Hamza.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.