Shefi i grupit të deputetëve të PDK-së Bedri Hamza ka folur mbi rolin e Presidentit Hashim Thaçi në dialogun Kosovë-Serbi.
Hamza thekson se roli i Presidentit është i determinuar nga Kushtetuta, transmeton Klan Kosova.
“Nuk është në pyetje Presidenti, është në pyetje procesi dhe Kushtetuta. Kushtetuta ia ka dhënë rolin e vet secilit institucion”.
“Nuk mund të ja mohosh rolin Presidentit që ia ka dhënë Kushtetuta, por edhe Qeveria e ka rolin e saj”. Partia Demokratike e Kosovës do ta ndihmojë procesin aq sa e lejon Kushtetuta”.
“Ashtu si e cakton Kushtetuta dhe cili është opsioni më i mirë për Kosovën, PDK e përkrahë atë opsion”.
“Nëse Presidenti kërkon të raportojë në Kuvend që është vendi më adekuat unë besoj - këtu çështja është serioze dhe nuk ka asnjë arsye të prolongohet. Top prioritet i këtij vendi është përfundimi i marrëveshjes me Serbinë dhe kthimi i jetës reale”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.