Lajmet e fundit

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se në buxhetin e vitit 2018-të, nuk hynë projekti i termocentralit ''Kosova e Re''.
Hamza ndërsa ka debatuar në Zona B, çështjen e marrëveshjeve që sigurojnë përfundimisht pavarësinë energjetike të vendit, ka deklaruar se brenda kontratës komerciale ka mekanizma të cilët nuk lejojnë dëmtimin e buxhetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
''Sot Kosova ka arritur në një fazë të rëndësishme pas shumë vitesh, nënshkrimi i kontratës komerciale dhe tashmë presim punë të tjera''.
''Kjo kontratë për ''Kosovën e Re'', që është nënshkruar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka bazat dhe të dhënat kryesore të cilat i bart vet kjo ministri''.
''Ministria e Financave ende nuk ka pranuar ndonjë dokument zyrtarë që ka shifra të sakta. Por besoj se brenda kontratës janë vendosur mekanizma të mirë që nuk e vënë në dëmtim buxhetin e Kosovës''.
''Banka Botërore gjatë gjithë kohës ka qenë në proces, pritet që pas nënshkrimit të marrëveshjes, të hapen bisedat për marrëveshjen financiare''.
''Buxheti i 2018 ka prioritet investimet kapitale por ''Kosova e Re'' nuk është pjesë e buxhetit sepse është projekt jashtëbuxhetor'', është shprehur Hamza në Zona B, njofton Klan Kosova.