Lajmet e fundit

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se ka informacione që pengesat e kompanisë së Feronikelit me Administratën Tatimore të Kosovës, janë eliminuar.
Në Zona e Debatit, ai ka thënë se kjo kompani është në tentim të gjetjes së një zgjidhjeje për rikthimin e funksionit, njofton Klan Kosova.
''Feronikeli është një nga kompanitë më të mëdha në Kosovë. Atyre iu është ndikuar likuiditeti, për arsye që nuk janë lidhur me ATK, kjo e fundit e pati të pamundur të veprojë''.
''Kam informacione që këto pengesa janë eliminuar, e Administrata Tatimore e Kosovës shumë shpejtë do të bëjë kthimin e TVSH-së, rimburësimin''.
''Ndërsa sa i përket bashkëpunimit të tij me KEDS, besoj që janë duke modeluar një zgjidhje në mënyrë që Feronikeli të rikthejë funksionin dhe punëtorët të rikthehen në punë''.