Lajmet e fundit

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Hamza e informoj Ambasadorin për hapat e ardhshëm që do të ndërmerr dhe prioritetet e Ministrisë së Financave, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, ambasadori Ruairi O’Connell shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit që ai përfaqëson në ofrimin e ndihmës dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Financave në fushat të cilat ofrojnë qëndrueshmëri makro-fiskale dhe zhvillim për Kosovën.