Lajmet e fundit

Muhamet Hamiti, ish bashkëpunëtor i afërt i Ibrahim Rugovës , në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për “jetën e Rugovës” dhe Kosovën pas vdekjes së tij, njofton Klan Kosova.
Hamiti ka treguar për momentet e rënda të Rugovës sic ka qenë humbja e Enver Malokut, pastaj kumti për sëmundjen e tij, më tej bashkëpunëtori i Rugovës ka folur edhe për LDK-në aktuale pa Rugovën.
“Rugova e përjetoi shumë rëndë humbjen e Enver Malokut. Njerëzit kanë qenë mirënjohës për udhëheqjen e presidentit Rugova në një periudhë shumë të vështirë.”
“Me rastin e kumtimit të sëmundjes së tij, njëherë menduam ta jap unë lajmin, ai tha jo, unë duhet ta bëjë vetë këtë. Ai e shkroi vetë tekstin dhe nuk e pranonte këtë si ligësi.”
“Edhe në LDK edhe në struktura shtetërore ka figura të rangut lokal që operojnë në qendër. E vërtetë që njerëz të rangut të tretë kanë hyrë në kryesinë e LDK-së dhe në Qeveri.”
“Nuk ka më LDK të viteve të 90-ta e as Ibrahim Rugovë ,” ka thënë Hamiti, njofton Klan Kosova.