Lajmet e fundit
Gjatë votimit të raportit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovë, Sabri Hamiti në cilësinë e drejtuesit të seancës, u ka kërkuar deputetëve që të mos i prekin kartelat elektronike të të tjerëve.

Gjatë votimit të raportit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nënkryetari i Kuvendit, ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve të pranishëm, që të mos i prekin kartelat elektronike të deputetëve të cilët nuk ishin të pranishëm në sallë.
Kuvendi ka miratuar raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës me 55 vota pro dhe 7 abstenime, nga 62 deputetë sa ishin të pranishëm.