Lewis Hamilton, ka arritur të fitojë çmimin e madh të Turqisë.
Hamilton me këtë rast shpallet edhe Kampion i Botës në Formula 1, përcjell Klan Kosova.
Britaniku i cili drejton Mercedesin, u barazua me legjenden e këtij sporti Michael Schumacher, i cili është kampion i shtatëfishtë.
Hamilton doli i pari në Çmimin e Madh të Turqisë, duke lënë pas Perez dhe Vettel, që u renditën në podium, pasuar nga piloti tjetër i Ferrari, Leclerc.
Piloti i Mercedes vijon të jetë dominues në Formula 1, teksa në shtatë sezonet e fundit është shpallur gjashtë herë kampion bote.
Nga viti 2014, vetëm në vitin 2016 britaniku nuk ia doli të merrte kurorën, raporton CNN, përcjell Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.