Lajmet e fundit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike është duke mbajtur një tryezë, ku po diskutohet për pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara.
Në këtë tryezë, zv. Ambasadorja e Britanisë në Kosovë Louise Taylor është shprehur se të bësh biznes të ligjshëm është gjëja më e vështirë në Kosovë.
Sipas saj, krimi i organizuar është sfidë e madhe edhe për Britaninë. por ne Kosovë po ndikon fuqishëm në reputacionin e Kosovës kështu që sipas saj do të ikin investitorët dhe nuk do të ketë investime, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka thënë se duhet të bëhet më shumë.
“Nuk jemi në stadin e duhur për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsioni. Duhet të bëhet më shumë se gati korrupsioni po na bëhet pjesë e jetës. Kosova ka nevojë të ketë edhe ligjin anti-mafia për të hetuar të gjitha pasuritë marramendëse të cilat krijohen” ka thënë ai.