Lajmet e fundit

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, është i bindur se djegia e veturës së tij është e ndërlidhur kryekëput me punën që bënë ai si gjykatës dhe rastet e rëndë më të cilat merret.
“E di qe djegia e veturës, patjetër, që lidhet me punën si Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë Ibrahimi në një intervistë për Gazetën Express.
“Patjetër që lidhet me punën time. Unë mbuloj rastet më të rënda si të terrorizmit, krimit të organizuar dhe edhe rastet e fundit”, tha Ibrahimi në këtë intervistë.
Ai beson se gjithçka në këtë rast ishte e planifikuar në detaje.
“Është zgjedhur momenti, vendi dhe shihet se është e organizuar dhe e menduar deri të detaje. Sepse aty ku e lë veturën time s’ka vetura tjera dhe s’kalon njeri andej”, ka pohuar ai.
Intervistën e plotë të kryegjykatësit Hamdi Ibrahimi mund ta lexoni në Gazetën Express.