Lajmet e fundit

Hamasi ka publikuar një video ku njofton vdekjen e dy pengjeve izraelite, ndërsa pretendon se ata janë vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit.
Videoja tregonte një grua e cila mbahet peng, duke folur nën presion, dhe duke zbuluar se dy burra të cilët po mbaheshin peng ishin vrarë, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Nuk dihet se kur dhe ku u xhirua video, dhe nuk ka ndonjë konfirmim të pavarur lidhur me pretendimin e Hamasit.