Lajmet e fundit

Hamasi ka lëshuar një deklaratë të hënën duke marrë përgjegjësinë për sulmet e dyfishta terroriste në qytetin qendror izraelit, Raanana që vrau një person dhe plagosi 17 të tjerë më herët gjatë ditës.
Në deklaratë, Hamasi tha se sulmet ishin "një përgjigje e natyrshme ndaj masakrave të okupimit dhe agresionit të tij të vazhdueshëm kundër popullit tonë palestinez", shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Policia izraelite tha se dy të dyshuar nga Hebroni u arrestuan menjëherë pas sulmeve të njëkohshme, në të cilat të dyshuarit vodhën automjete dhe i përdorën ato për të kapur shumë njerëz në disa lokacione.
Policia tha se të dyshuarit kishin lidhje me njëri-tjetrin. Po ashtu policia nuk e komentoi pretendimin e Hamasit për përgjegjësinë.