Lajmet e fundit

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka akuzuar forcat izraelite për kryerjen e një "krimi të tmerrshëm kundër civilëve të pafajshëm", duke iu referuar një videoje që duket se tregon palestinezët të zhveshur me të brendshme teksa po arrestoheshin.
Izzat El-Reshiq, i cili ndodhet në ekzil jashtë vendit, u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të ndërhyjnë dhe të zbulojnë se çfarë ka ndodhur me burrat në fjalë.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se është i shqetësuar nga imazhet.
Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Eylon Levy tha: “Po flasim për individë që janë kapur në Jabalia dhe Shejaiya [në qytetin e Gazës], bastionet e Hamasit dhe qendrat e gravitetit.
“Po flasim për burra të moshës ushtarake që u zbuluan në zona që civilët supozohej të ishin evakuuar javë më parë”.
Disa palestinezë kanë thënë se njohin të afërmit në pamjet dhe kanë mohuar se kanë ndonjë lidhje me Hamasin.