Lajmet e fundit
Ish mesfushori i Reds beson se bashkëkombasi i tij mund të arrijë suksese në Anfield, nëse e merr atë pozitë.

Jurgen Klopp mund të bëhet “i pavdekshëm” tek Liverpooli nëse e merr atë detyrë, mendon ish mesfushori i Reds Didi Hamann.
Ish trajneri i Borussia Dortmundit pritet që ta pasojë Brendan Rodgersin, duke nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën nga ishulli.
Hamann, që pati fituar Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, e ka mbështetur bashkëkombasin e tij në vendimin për të marrë drejtimin e skuadrës nga Anfield Road.
“E di se të gjithë menaxherët thonë se dinë për historinë dhe traditën e klubit ku shkojnë, por askush s’mund ta parashohë ç’do të ndodhë kur marrin drejtimin”.
“Mua më janë dashur 12 muaj ta kuptoj Liverpoolin”.
“Nëse dhe Klopp i jep vetes 12 muaj për ta kuptuar klubin dhe fansat, unë mendoj se ai mund të bëhet i pavdekshëm tek Liverpooli”.
“Jurgen është menaxher i klasit botëror dhe ka pasionin për të lidhur njerëzit”.