Këngëtarja e njohur, Halsey, e ka anuluar turin e saj të koncerteve "Manic" për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19.
26 vjeçarja, të premten këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, duke thënë se fokusi duhet të jetë tek shëndeti dhe siguria.
"Unë do të dëshiroja që gjërat të jenë ndryshe. Unë ju dua të gjithëve. Jam duke ëndërruar të ju shoh sa më shpejt".
"Turi "Manic" është anuluar zyrtarisht, shëndeti dhe siguria juaj janë të parat", ka shkruar Halsey.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.