Lajmet e fundit

Pavarësisht që u ndanë vitin e kaluar, Halle Berry dhe Oliver Martinez duket se kanë mbetur akoma miq.
Çifti janë parë së bashku në Meksikë gjatë javës ku ishin së bashku me djalin e tyre Maceo dhe vajzën e Berry me Gabriel Aubrey, Nahla.
Aktorja dhe aktori dukeshin shumë të lumtur dhe të relaksuar derisa ishin në plazh së bashku me djalin e tyre, transmeton Klan Kosova.
Aktorja dukej shumë në formë derisa kishte zgjedhur një palë bikine ngjyrë të zezë ndërsa të dy komunikonin kohë pas kohe së bashku duke u dukur se nuk janë ndarë asnjëherë.
Një burim i afërt me çiftin i ka thënë revistës People se të dy kanë marrëdhënie të mirë pavarësisht që nuk janë më së bashku.
“Kur të dy kanë aplikuar për divorc, gjërat nuk dukeshin mirë. Megjithatë, zemërimi ka kaluar dhe Olivier nuk dëshironte asnjëherë divorcin, ai nuk e don as tani”.
Ndërsa duke folur për divorcin, Berry ishte shprehur se është duke vazhduar jetën dhe është megjithatë e lumtur.
Aktorja ka dërguar kërkesën për divorc tetorin e kaluar pas dy viteve martesë ndërsa më parë ishte e martuar me lojtarin e bejsbollit David Justice për katër vite me radhë si dhe më këngëtarin Eric Benet nga vitit 2001 dhe 2005.



