Lajmet e fundit

Aktorja e Hollywood-it - Halle Berry, erdhi ballë për ballë me një krijesë të rrezikshme ujore derisa ishte duke notuar në brigjet e Tahitit.
Videoja fillon me atë se si aktorja 51-vjeçare është duke e shijuar freskinë e ujit të pastër në këtë ishull francez. Por, notimi i saj u shkurtua pasi ajo u përballë me përbindëshin e famshëm që njihet për vrasjen e ekspertit australian të kafshëve të egra Steve Irwin, transmeton Klan Kosova.
Fatmirësisht, ajo shpëtoi e palënduar gjatë takimit me këtë peshk të madh – por i dha 2.2 milionë ndjekësve të saj një dridhje të frikës.