Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditëve në Mitrovicë, ku halla dyshohet se e ka therur nipin e saj me thikë në qafë.
Gazetari Urall Boshnjaku në Ora Shtatë në Klan Kosova, ka dhënë detajet e fundit në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
“Një rast më të vërtet i çuditshëm, që nuk raportohet të ketë ndodh më parë në Mitrovicë, ka ndodhur dy ditë më parë, gjegjësisht ka reflektuar në raportin policor 24 orësh gjatë ditës së djeshme. Sipas këtij raporti dyshohet se halla ka therur me thikë në qafë nipin e saj në Zhabar të Mitrovicës. Ky rast më të vërtet ka ngritur alarmin lidhur me gjendjen shëndetësore dhe gjendjen mendore të hallës në fjalë dhe e njëjta pasi ka kryer aktin është shoqëruar në stacionin e Policisë së Kosovë. E ku prej aty me kërkesë të prokurorit është dërguar edhe në klinikën e psikiatrisë, për t'u bërë ekzaminimet psikiatrike dhe për të parë nëse gjendja qëndrueshmërisë së saj është në rregull", tha gazetari.
Ai poashtu bëri të ditur se nipi, i cili ka pësuar lëndim, është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku ka marrë tretmanin fillestar dhe pastaj është dërguar për në QKUK. /Kalnkosova.tv
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.