Lajmet e fundit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, ka thënë se Hashim Thaçi do të jetë president i ardhshëm i Kosovës.
Ai në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini ka deklaruar se në asnjë vend të botës nuk ndodh që presidentin e vendit ta duan të gjithë.
"Nuk po e kuptoj gjithë këtë debat që po zhvillohet rreth kësaj teme dhe se detyra e presidentit është që ta respektojë Kushtetutën dhe të punoj duke u bazuar në të”.
“Arma e neve deputetëve është fjala dhe argumenti. Këto janë dy armët tona të cilat mund t’i përdorim, derisa të tjerat janë të ndaluara. Duhet të mbahen seancat, dhe nuk ka rëndësi ku mbahen, në cilat salla. Është e drejta edhe e opozitës që të propozojë edhe ajo një kundërkandidat për president. Në momentin që Thaçi do të zgjidhet në krye të shtetit, ai do të jap dorëheqje nga kryetari i partisë, duke kaluar kështu në një funksion tjetër”, ka theksuar Haliti.
Ai më tutje ka thënë se opozitës duhet t’i krijohen të gjitha kushtet dhe mundësitë që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.